Djali i dashuruar me të moshuarën 91 vjeçare

Jemi mësuar të shohim çifte me diference moshe të madhe, si për shembull marrëdhëniet e yjeve Madonna me të dashurin e saj 27 vjet më të ri, ose Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones të cilët kanë 25 vjet diferencë moshe.Por një histori e tillë në Florida të Amerikës do ju habisë. Një djalë 31 vjeçar Kyle Jones ka bërë publike lidhjen e tij me një të moshuar 91 vjeçare, Marjorie McCool.Djali edhe më përpara ka pasur lidhje me pensionstet dhe të moshuarat, dhe këto i sillte edhe në shtëpi për t'ia prezantuar nënës së tij.Jones ka 5 vjet që është në një lidhje të qëndrueshme me Marjorie McCool për të cilën thotë se e plotëson atë shpirtërisht.Nëna e djaloshit tashmë e ka pranuar faktin se djali i saj pëlqen gratë e moshuara dhe e respekton vendimin e tij./mv/oranewsonline/