Vajza humb betejën me kancerin, prindërit ia gjejnë mesazhet pas vdekjes

Pasi vajza e tyre e humbi betejën me kancerin, Dean dhe Caroline Orchard gjetën një dërrasë të madhe prapa pasqyrës ku ajo kishte shkruar shumë mendime dhe thënie nga jeta e saj.Athena 13 vjeçare, u diagnostikua me kancer dhe para një javë ajo humbi jetën duke lënë pas dhimbje e trishtim tek familja dhe tek të afërmit e sajVajza me një botë të madhe të brendshme kishte rreth 3000 fjalë të shkuara në një poster të madh në të cilin shkruhej për prindërit e saj dhe gjerat emocionuese e me kuptim për vajzën 13 vjeçare Athena.Ja disa nga mesazhet:"Çdo ditë është e veçantë, shijoje.""Mund të zbulosh se ke një sëmundje vdekjeprurëse nesër ndaj kalo bukur çdo ditë.""Jeta është e keqe vetëm nëse ti e bën të tillë.""Lumturia varet nga ne…""Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, por historia…""Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim.""Dashuria nuk ka të bëjë me gjetjen e dikujt për të kaluar jetën, ka të bëjë me gjetjen e dikujt pa të cilin nuk mund të bësh përpara.""Lumturia është një drejtim, jo një destinacion.” /mv/oranewsonline/