Motër Cristina fiton "The Voice of Italia"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2014, 09:23
Fituesja e “The Voice of Italia” është përzgjedhur motër Cristina. Një finale me katër konkurentë të tjerë, murgesha e re ka arritur të triumfojë me zërin dhe veçantinë e saj.Kjo mbrëmje ishte plot me surpriza, me duete, dhe këngë të bukura fetare. Juria dhe të ftuarit e quajtën motër Cristinën si një fituese të denjë me një zë origjinal dhe që jepte një shembull të mirë për kishën dhe talentet. Ajo vinte nga një province e Raguzës dhe kohët e fundit ishte kthyer në një fenomen ku shpesh dilte edhe në faqet e para të gazetave jashtë vendit.Motër Cristina mori zemrat e gjithë publikut italian duke fituar me 62 përqind të votave dhe duke lënë pas konkurentët e tjerë si Giorgia Pino, Tommaso Pini e Giacomo Voli./mv/oranewsonline/