Cigarja elektronike të ndihmon të heqësh dorë nga duhani

Është bërë një studim me 5900 duhanpirës në Britani, të cilët ishin në kërkim të lënies së duhanit pa ndihmën e recetave mjekësore. Një pjesë e personave që kishin përdorur cigaren elektronike deklaruan se kishin arritur të hiqnin  dorë nga duhani.Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën “Varësia” ku studiuesit këshillonin se cigaret elektronike mund të luajnë një rol pozitiv në uljen e numrit të duhanpirësve.Profesori i Universitetit të Londrës Robert West u shpreh “Cigaret elektronike mund të jenë shumë më pak të rrezikshme për shëndetin e përdoruesit dhe shëndetin publik sesa duhani i vërtetë por ato që lënë duhanin dhe vazhdojnë përdorimin e cigares elektronike nuk është qartësuar ende nëse kjo paraqet rreziqe afatgjata për shëndetin”Duhanpirja është shkaktari kryesor në shfaqjen e kancerit dhe një në 4 vdekje në Britani vjen nga duhani.