George Michael sërish probleme me shëndetin

Këngëtari problematik George Michael duket se ka sërish probleme me shëndetin.Këtë të mërkurë dy ambulanca kanë mbërritur në shtëpinë e tij në Londër për ta dërguar urgjent në spital, ku mendohet se 50 vjeçarit i ka rënë të fikët.Vitet e fundit shëndeti i tij ka pësuar luhatje, duke qënë edhe përdorues i rregullt i kanabisit, gjatë qëndrimit në Vjenë ai u shtrua në spital pas një pneumonie të rëndë në mushkëri .  Po ashtu edhe në maj të këtij viti ai u dërgua më urgjencë në spitalin e traumës për shkak të goditjes në tru gjatë një tjetër aksidenti.50-vjeçari ka një karrierë muzikore jashtëzakonisht të suksesshme në jetën e tij.