Beyonce dhe Mariah Carey kanë të njëjtën gusto

Janë padyshim Divat  e muzikës botërore, karakterizohen nga zëri kumbues dhe padyshim që janë ikonë e bukurisë.Edhe kur vjen puna tek veshjet  të dyja vishen njësoj.Beyonce gjatë eventit muzikor “Super Bowl DirecTV” në shkurt, ku këndoi dhe një këngë më bashkëshortin e saj JayZ,  ajo zgjodhi një fustan të zi, tepër elegant nga Roberto Cavalli.Të njëjtën veshje nga Cavalli,  zgjodhi edhe Mariah Carey këtë të martë gjatë performancës së saj “World Music Awards 2014” por me një ndryshim, dekolteja e fustanit të saj ishte shumë e hapur.