Katari mesazh për turistët

“Nëse je në Katar je njëri prej nesh.  Vishuni  modestisht dhe na ndihmo të ruajmë kulturën dhe vlerat e shoqërisë së Katarit”Me këtë mesazh, të shpërndarë prej  disa kohësh, shteti i vogël arab synon të ndërgjegjësojë  turistët, kryesisht femrat, që të respektojnë ligjet e veshjes gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit që do zhvillohet në vitin 2022 në Katar.Katari edhe pse një shtet shumë i pasur, ka një shoqëri me rregulla të forta përsa i përket veshjes dhe sjelljes në publik, thyerja e të cilave dënohet me 7 muaj burg.