Hayden Panettiere në pritje të fëmijës së parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 17:12
Aktorja 24 vjeçare, Hayden Panettiere dhe I fejuari I saj boksieri ukrainas Wladimir Klitschko kanë deklaruar për “US Weekly” se ata po presin fëmijën e tyre të parë.“Ndjenja se së shpejti do të bëhem nënë, është ndjenja më e bukur që unë po përjetoj” është shprehur Hayden për revistën “Glamour”Cifti pas 3 vitesh së bashku shpallën fejesën e tyre vitin e kaluar, por planet për martesë janë shtyrë për shkak të situatës politike në Ukraninë.