Mbahet premiera e filmit "Maleficent" në Hollivud

Është mbajtur premiera e filmit më të fundit të Angelina Jolie dhe Elle Fanning “Maleficent”, këtë të mërkure në Hollivud.Në tapetin e kuq u mblodhën aktorët , drejtorët e filmit si dhe shumë të ftuar të tjerë specialë.Familja e madhe e Angelina Jolie dhe Brad Pitt kaluan në tapetin e kuq ku nuk munguan as përkrahësit e aktores si kolegët  dhe babai i saj.E veshur me një fustan lëkure të zi, ajo ishte bërë inspirim për të ftuarit të cilët kishin vënë aksesorët djallëzorë që ajo ka përdorur në film. /mv/oranewsonline/