Britani, nënë e bijë shtatzënë, 39 vjeçarja pret fëmijën e 17-të

Nëna britanike , e cila pret të lindë fëmijën e saj të 17-të , do ta ndajë këtë eksperiencë me vajzën e saj , e cila është shtatzënë gjithashtu.Sue Radford, 39 vjeçe, nga Morecambe, Lancashire, ka 9 djem dhe 7 vajza ,tani pret t'i shtojë një pjestarë të ri familjes së saj, kur mori vesh në mars se ishte sërish shtatzënë.Zonja Radford ishte e ftuar në emisionin "Chanel 4" sëbashku me 16 fëmijët e saj , ku ishte e pranishme edhe vajza e saj shtatëzënë, Sofia, 20 vjeçare."Jo shumë nëna kanë mundësi ta ndajnë këtë eksperiencë me vajzat e tyre, është shumë e veçantë. E ndjej se do kemi disa kujtime shumë të bukura sëbashku"-u shpreh Radford.Pyetjes nëse ky do të ishte fëmija i fundit , ajo u përgjigj : " Unë them gjithmonë "kurrë mos thuaj kurrë" por besoj se ky do të jetë i fundit" .Familja e madhe britanike jeton në një shtëpi me 9 dhoma gjumi dhe merr një pension nga shteti me vlerën 280 mijë sterlina.