Prostituta 85 vjeçare "Burrat e rinj më thonë se jam seksi"
Shumica e gjysheve të mbajtura mund ti nënshtrohen kirurgjisë plastike për të hequr ndonjë rrudhë shumë të dukshme në fytyrë, dhe duke veshur rrobat që ato ndihen mirë. Dhe teksa kalojnë një mbasdite duke pirë çaj me shoqet e veta duke bërë thashetheme.Por një gjyshe 85 vjeçare e ka kuruar veten dhe shëndetin e saj në mënyrë më pak tradicionale.E moshuara britanike Sheila Vogel-Coupe kënaqësinë më të madhe e ndjen në këtë moshë kur pret klientë meshkuj.Edhe pse tani nuk merret me punë tjetër, ajo shpreson të punojë me kohë të plotë, sepse është krenare për veten që edhe pas 8 javësh nga ndërhyrja kirurgjikale vazhdon të “punojë” me klientët e saj.Sheila që u bë e njohur në Channel 4 në dokumentarin My Granny The Escort shpjegon jetën e saj të përditshme dhe zgjedhjen e karrierës: "Arsyeja më e fortë është se unë e dua seksin. Çdo gjë rreth tij më bën të ndihem më mirë”-thotë ajo."Burrat e rinj shohin diçka tek unë. Është një ndjesi e mrekullueshme. Pasi meshkujt më telefonojnë, ata kërkojnë menjëherë që unë ti çmend ata. Sepse unë jam shumë seksi.” –shton më tej 85 vjeçarja.Nënë e 3 vajzave dhe gjyshe e dy nipërve, është bërë prostitutë para 4 vitesh, në moshën 81 vjeçare. Ajo thotë se i mungonin meshkujt pas vdekjes së burrit të saj, dhe ka vendosur të shesë trupin si zgjidhje për të mos u ndjerë vetëm./mv/oranewsonline/