Lindsay Lohan nuk merr ftesë në martesën e Kim Kardashian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2014, 11:32
Martesa e parë e Kim Kardashian me Kris Humphries e cila zgjati vetëm 72 ditë, ka lënë shije të keqe tek Kim dhe ajo dëshiron që e njejta histori mos të përsëritet më.Ajo ka menduar që disa njerëz që e “bezdisën” më parë ceremoninë e saj të mos jenë të pranishëm në dasmën ku do ti thotë “Po” Kanye West.Kjo listë është bërë e përfolur dhe më shumë për faktin se Lindsay Lohan nuk do jetë e ftuar, për arsye se në vitin 2011 kur ishte e pranishme në dasmën paraardhëse të Kim, ajo u tregua e shkujdesur duke pirë më shumë seç duhej dhe duke bërë disa zhurma që siç duket Kimin e kanë shqetësuar shumë. /mv/oranewsonline/