Ray J dhuratë martese për Kim, paratë nga përfitimi i videos porno

Ray J ia ka ofruar Kim Kardashianit dhe Kanye Westi një pjesë të parave nga përfitimet e sivjetshme nga videoja seksuale që ai ka bërë me yllin televiziv, si dhuratë për martesën e tyre.Videoja e famshme është xhiruar në vitin 2007 kur Ray J dhe Kim ishin në lidhje, ndërsa këngëtari 33-vjeçar ka fituar miliona dollarë nga shitja e saj.Ai i ka ofruar çiftit një çek në vlerë prej 47.000 dollarësh si pjesë e përfitimeve nga muaji janar deri në muajin prill.Nuk dihet se a do ta pranojnë Kim dhe Kanye këtë dhuratë, por Ray J është zotuar se nëse e refuzojnë, paratë do t’i dhurojë për fondacionin bamirës të ish-të dashurës së tij.