Johnny Depp braktis xhirimet e filmit për të puthur të dashurën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2014, 12:54
Ata surprizuan të gjithë me fejesën e tyre dhe tani ata janë më të dashuruar se kurrë.Johnny Depp dhe Amber Heard janë parë teksa putheshin në xhirimet e filmit Black Mass të aktorit 50 vjeçar.Ylli i kinematografisë botëtore nuk mundi ti rezistojë dot të dashurës së tij 28 vjeçare, dhe u shkëput për pak nga puna e tij për të përkëdhelur dhe puthur Amber.Më pas çifti është ndarë teksa shikohej gëzimi dhe buzëqeshja e tyre pas kënaqësisë që kishin marrë nga njëri-tjetri./mv/oranewsonline/