Xhaçka: Opozita vijoi turbullirën për avionë fantazëm

Partia Socialiste reagoi sot pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste, Olta Xhaçka, tha se turbullira e opozitës vazhdoi edhe sot, ku në deklaratën më të fundit nga selia e SHQUP-it u fol sërish për avionë fantazmë që fluturojnë mbi Shqipëri duke transportuar drogë dhe për dëshmitarë imagjinarë që përgënjeshtrojnë radarëtDeklarata për shtyp e deputetes së PS, Olta XhaçkaTurbullira e opozitës vazhdoi edhe sot, kur në deklaratën më të fundit nga selia e SHQUP-it u fol sërish për avionë fantazmë që fluturojnë mbi Shqipëri duke transportuar drogë dhe për dëshmitarë imagjinarë që përgënjeshtrojnë radarët dhe teknologjinë më të fundit të ekspertëve të huaj dhe atyre shqiptarë.Në fakt ky është i vetmi plan i opozitës. Gënjejnë sa të munden me shpresën se diçka mund të mbetet.Njësoj siç thanë në dhjetor se çmimi i naftës do rritej aq shumë sa makinat nuk do lëviznin më.Njësoj siç gënjyen edhe sot për ekonominë, pikërisht në ditën kur të dhënat tregojnë se eksportet në mars janë 10% më të larta se një vit më parë, pasi Shqipëria i është kthyer punës dhe prodhimtarisë.Sot shumëkush qesh me imagjinatën e turbulluar të opozitës, por në fakt është për të ardhur keq, pasi Shqipërisë nuk i duhet vetëm një maxhorancë e përgjegjshme, por edhe një opozitë e përgjegjshme.28-Prill-OltaÇdo ditë e më shumë bëhet e domosdoshme që edhe PD, njësoj siç bën shqiptarët në 23 qershor, të çlirohet nga pengmarrësit e saj.