Brandy i jep fund fejesës së saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 17:02
Brandy dhe Ryan Press kanë vendosur që ti japin fund fejesës së tyre. Fituesja e Grammy me këngën “Boy is mine” ka anulluar planet për dasmën e saj që do zhvillohej këtë vit.“Ata nuk janë më bashkë, fejesa e tyre ka mbaruar”-tha thënë një burim pranë tyre.Por zërat për ndarjen e tyre kanë ardhur që në shkurt të këtij viti kur Brandy u paraqit në ceremoninë e NAACP Non-Televised Awards pa unazën e saj të fejesës.