Pistorius në gjyq, përfundon marrja në pyetje
Atleti afrikano-jugor, Oskar Pistorius, vijon dëshmine e tij në gjyqin per vrasjen e të dashurës Reeva Skekamp. Ai ka folur per gjendjen e tij të trishtuar dhe vuajtjen shpirtërore kur pa trupin e pajetë të së dashurës pas vrasjes, të cilën ai e konsideron aksidentale."U përkula mbi trupin e saj, po kontrolloja nëse ajo merr fryme dhe po i kontrolloja edhe pulsin" tha ai.Pak para se të përfundonte marrja në pyetje e tij, gjykata shfaqi një fotografi të banjës mbuluar në gjak, ku Steenkamp u qëllua në shkurt te 2013.Pistorius, 27 vjeç, tha se pasi ai qëlloi duke menduar se në banjo ndodhej një grabites, kuptoi se mund të kishte vrarë gabimisht të dashuren.Prokurori, Gerrie Nel, i tha atletit se e kishte vrarë qëllimisht modelen pas një zënke mes tyre."Ju e qëlluat duke e ditur qe ajo ishte pas derës se tualetit. Ajo ishte mbyllur në banje nga frika dhe ju e qëlluat pikërisht me objektivin për ta vrarë” tha ai."Kjo nuk është e vërtetë", tha Pistoriues.Pasi marrja në pyetje përfundoi, avokati mbrojtës i atletit, Barry Roux, lexoi në gjykatë një kartolinë që modelja Steekamp i kishte shkruar Pistorius për festën e Shën Valentinit."Trëndafilat jane të kuq, violat jane blu, une mendoj se është koha të të them se të dua”.Steenkamp u qëllua për vdekje në orët e para të ditës së Shën Valentinit ne vitin 2013.Pistorius tani ka përfunduar dëshminë e tij dhe Prokuroria 5 ditët e saj raskapitëse të marrjes në pyetje.Ndërkohë mbrojtja ka thirrur ekspertin e mjekësisë ligjore, Roger Dixon, si dëshmitar i saj i ardhshëm.Pistorius mohon vrasjen,duke thënë se ai ngatërroi të dashurën e tij me një grabitës.Prokuroria nga ana e saj thotë se ai e ka vrarë qëllimisht modelen 29- vjçare pas një zënke mes çiftit, duke e akuzuar Pistoius për simulime emocionale.Atleti olimpik përballet me 25 vjet bur ose burg të perjetshëm nëse shpalllet fajtor.