Kaney West përfundon me sukses turin e koncerteve
Raperi i njohur 36 vjecar Kanye West ka arritur që ta përfundojë me sukses turine tij të koncerteve në SHBA. Diten e djelë ai bëri performancën e fundit në New York dhe mund të themi se të pranishmit kanë qenë të shumtë. Gjatë gjithë kohës ata kanë brohoritur emrin e këngëtarit dhe kanë kënduar së bashku me të disa hite të tilla si `Black Skiin Head` ose `Bound 2`, ku ai shfaqet së bashku me të fejuarën e tij Kim Kardashian.Kanye ka arritur që të bëhet më I dashur për të pranishmit , jo vetëm me zërin e tij por dhe me organizimin e gjithckaje. Ai asnjëherë nuk shfaqet në skenë I vetëm . 36 vjecari gjithneje preferon që të jetë I shoqëruar nga trupa e balerinëve profesioanist.Edhe me këta të fundit Kanye ka arritur të bejë disa performance. Nëna e vajzës së tij North West, Kim Kardashian pavarësisht xhirimeve të reality showt të saj, si dhe detyrimeve që ka si një prind mund të themi se ka qenë mbështetja më e madhe per të fejuarin e saj . Pjesën më të amdhe të koncerteve që ai ka realizuar Kim ka qenë e pranishme së bahsku me të bijën. Këtë herë ajo ka qenë e shoqëruar nga motra e saj 34 vjecare Koutney dhe nëna e saj Kris Jenner. Kim postoi nje fotografi në twitter ku shkruante :"Këto janë momentet e fundit nga koncerti I Kanye", ndërsa në foton e postuar nga Kourtney shkruhej :"Po thërasim Jezuin dhe ai na përshëndeti." Turi I koncertit të këngëtarit quhej `Yezzus` ose Jezui, njësoj si albumi I tij që po promovon.Në përfundim të gjithckaje Kim dhe Kanyen kanë gjetur pak kohë për njëri tjetrin dhe kanë darkuar në një restorant në Los Angelos.Kim dukej e mrekullueshme ndërsa I fejuari I saj shumë serioz. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]