Vila luksoze e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës -Foto

Mediat e huaja kanë publikuar foto të vilës luksoze të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Viktor Pshonka  duke dëshmuar edhe njëherë  korrupsionin që kanë kryer zyrtarët e lartë të këtij shteti.Pasi hynë në shtëpinë e ish-presidentit  Janukoviç, tani ukrainasit kishin mundësinë të shohin se si duket shtëpia e ish- kryeprokurorit  e cila gjendet në periferi të Kievit.Pavarësisht se është mobiluar shumë shtrenjtë, vila nuk është mobiluar  me shije. Në sy bien portretet e shumta të vetë Pshonkës me bashkëshorten e tij, por edhe me ish-presidentin e arratisur Janukoviç.Pshonka  është arratisur nga vendi për t’i shpëtuar ndëshkimit, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti.Një ditë më parë mediat publikuan foto edhe të vilës luksoze të ish-presidentit për të cilin gjithashtu  është lëshuar një urdhër-arresti.