Jessica Simpson

Këngëtarja e njohur Jessica Simpson vazhdon qe të postojë fotografi të fëmijëve të saj në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja këtë herë shfaqet përkrahë vajzës së saj të vogël Maxwell. Jessica gjithnjë ka pranuar se është shumë e lumtur që ka vendosur t'i përkushtohet familjes për një kohë te gjatë. Fakti që ajo e kalon të gjithë ditën së bashku me fëmijet për të ështe një argëtim. 33 vjecarja ka pohuar: "Për mua të jesh një nënë do të thotë argëtim, fëmijet më bëjnë gjithnjë të qesh. Cdo ditë të re përkrahë tyre e konsideroj si një aventurë të re. Është një mister, nuk e di se cfarë do të ndodh ose se cfarë do të zbuloj." [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]