Miley Cyrus veprime të cmëndura gjatë koncertit

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus pasi publikoi një sërë këngësh hite te tilla si "We cant Stop" ose "Wrecking Ball" vendosi që të hedh në treg dhe albumin e saj të ri të quajtur "Bangerz". Por për të arritur rezultatin e dëshiruar dhe vlerësimin maksimal të publikut, organzimi I një turi koncertesh për ta promovuar këtë album do të ishte ideali dhe kështu ka vepruar dhe 21 vjecarja. Ish ylli I serialit "Hannah Montana" mbrëmjen e djeshme është shfaqur në Los Angelos , në një concert të zhvilluar si pjesë e turit të saj të quajtur njësoj si albumi. Tashmë jemi mësuar që të shohim performancat e saj , ku surprizat janë ato që nuk mungojnë.Së fundmi ajo është paraqitur e veshur me një kostum i cili përmmbante tre ngjyrat e saj të preferuara : Të kuqe , rozë dhe të bardhë. Sigurisht MIley nuk ka humbur rastin që të ekpozojë trupin , prandaj kishte zgjedhur një kostum të stilit që ajo ndjek. E vecanta e kësaj performance ishte se midis shume balerinave profesioniste me linja perfekte, ndodhej dhe një femër në një moshë të konsideruehsme e veshur tërësisht me te kuqe, ajo ishte shumë më e gjatë se MIley dhe kishte kilogramë të tepërt. Me këtë të fundit ish e fejuara e akorit Liam Hemsworth, nuk ka humbur rastin që të kërcejë.Përsa I përketë koncerteve të saj, tani ajo do të performojë në Las Vegas, Houston, New Orleans dhe Majemi. Ndërsa në muajin maj, ajo do të shkojë do të zhvillojë koncerte në Birmingham, Londër , Manchester e shueme të tjera. Një burim ka thënë :"MIley ka punuar shumë për këtë tur koncertesh. Ajo e ka organizuar e vetme dhe I janë dashur muaj të tërë. Tani që e ka arritur qëllimin e saj, prisni gjithcka nga ajo." [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]