Familjet e lumtura të VIP-ave? SHOKON detektivja: Janë të gjitha FASADË...
Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka qenë e ftua në “Grida Duma Podcast”, ku ka zbuluar raste tronditëse të tradhtisë.
Në një moment gjatë intervistës, Lili u shpreh se ‘në vitet e fundit sikur është zbehur dashuria’.
“Ka vetëm interes reciprok mendoj unë. Nuk është më ajo dashuria e dikurshme që njeriu të pranon, të dashuron për atë ça je ti, për atë çfarë ke ti dhe jo vetëm për të parë anën materiale. Siç thonin dikur ‘unë me ty jetoj edhe në mal’, nuk ekziston më kjo. Është me letër dhe laps në dorë, një matematikë shumë e thjeshtë që i bëjnë llogaritë, qoftë meshkujt apo femrat, interes i përbashkët. Realisht, më vjen keq po unë nuk shoh më dashuri, raste të rralla”, tha detektivja.
Më pas ajo shtoi se sheh edhe personazhe të njohur që e tregojnë veten shumë të lumtur dhe të rregullt, por në fakt është thjeshtë një fasadë.
Pjesë nga intervista:
Grida Duma: Ke parë pafund histori mashtrimesh
Shkënda Lili: Kam 8-9 vite në këtë punë. Kam parë, kam dëgjuar shumë. Madje shoh dhe njerëz të njohur që i shoh në fasadat e tyre shumë të lumtur, që duken shumë të lumtur dhe të rregullt…
Grida Duma: Familjarisht e ke fjalën? Që shesin propagandën e familjes së bukur
Shkënda Lili: Unë duke e ditur se si janë në të vërtetë është për të ardhur keq.

