Përse glicemia është e lartë pas zgjimit?
Zgjimi me nivele më të larta të sheqerit në gjak sesa në mbrëmje, edhe pas një agjërimi të gjatë gjatë natës, mund të duket i çuditshëm dhe frustrues, shkruan thewom.com.
Ky fenomen, i njohur në mjekësi si “fenomeni i agimit” (dawn phenomenon), është një reagim natyror i trupit i lidhur me ritmet biologjike ditore.
Megjithëse një rritje e lehtë e glicemisë në mëngjes ndodh tek të gjithë njerëzit, ajo bëhet problematike tek personat me diabet të tipit 1, diabet të tipit 2 ose rezistencë ndaj insulinës, sepse organizmi i tyre nuk arrin të kundërbalancojë siç duhet prodhimin e shtuar të glukozës nga mëlçia.
Fiziologjia e zgjimit: roli i hormoneve
Në orët e para të mëngjesit, zakonisht midis 04:00 dhe 08:00, organizmi përgatitet për zgjim duke rritur prodhimin e disa hormoneve të quajtura kundër-insulinare:
a) Hormoni i rritjes (GH)
b) Kortizoli
c) Glukagoni
d) Adrenalina dhe katekolaminat e tjera
Këto hormone i japin sinjal mëlçisë të prodhojë më shumë glukozë përmes proceseve të:
a) Glikogjenolizës (zbërthimi i rezervave të glikogjenit)
b) Glukoneogjenezës (prodhimi i glukozës nga substanca të tjera)
Qëllimi është të sigurohet energji e mjaftueshme për trupin sapo të zgjohet.
Tek njerëzit e shëndetshëm, pankreasi lëshon menjëherë më shumë insulinë dhe niveli i sheqerit mbetet normal. Tek diabetikët, ky mekanizëm nuk funksionon si duhet, ndaj glukoza vazhdon të grumbullohet në gjak dhe shkakton hiperglicemi në mëngjes.
Strategjitë ushqimore: darka ka rëndësi
Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm në kontrollin e fenomenit të agimit.
a) Studimet tregojnë se është e dobishme:
b) Të hahet darka më herët në mbrëmje.
c) Të ketë më shumë kohë midis darkës dhe gjumit.
Të preferohen vakte të balancuara me:
a) Proteina (peshk, mish pa yndyrë, vezë)
b) Perime të pasura me fibra
c) Karbohidrate të kontrolluara
Duhet të shmangen:
a) Darkat shumë të bollshme.
b) Ushqimet me indeks të lartë glicemik (bukë e bardhë, ëmbëlsira, pije me sheqer.
aktet shumë të pasura me yndyrna dhe karbohidrate së bashku, sepse mund të vonojnë tretjen dhe të favorizojnë rritjen e glicemisë gjatë natës.
Një darkë e lehtë dhe e ekuilibruar mund të ndihmojë në uljen e rritjes së sheqerit në mëngjes dhe në përmirësimin e kontrollit metabolik.

