“Ju erdhi fundi” - Emigrantët shqiptarë protestë në Berlin në solidaritet me protestën në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 16:01
Shqiptarë të diasporës u mblodhën këtë të diel në Berlin në një protestë kundër Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshime në drejtimin e vendit.
Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta dhe slogane kundër qeverisë, nën thirrjen: Rama ik, ju erdhi fundi.
Ata shprehën pakënaqësinë për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protesta në Berlin vjen në vijim të protestave të organizuara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë kërkuar largimin e Ramës.
Ndërkohë, në Tiranë, protestat kundër tij kanë hyrë në ditën e 15-të, me organizatorët që deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.
