Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (14-15 qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa vendet nordike, Europa Lindore dhe veriu i Ballkanit do të kenë reshje të herëpashershme.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Temperaturat do të luhaten nga 8°C deri në 34°C. Era do të fryjë deri në 30 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 1 ballë.

Njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore, rajoni i Baltikut dhe zonat përreth Alpeve do të kenë vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu, ndërsa pjesa më e madhe e Europës Qendrore, Britania e Madhe dhe gadishulli Skandinav do të dominohen nga moti i qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në zonat verilindore.

Temperaturat do të variojnë nga 10°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e deri në 40 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 - 3 ballë.