Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir, ja çfarë mësohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 11:15
Në Astir është gjetur pa shenja jete në banesën e tij një 25-vjeçar.
Sipas policisë, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor dhe prokuroria po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Në një rast tjetër, rreth orës 04:45 në rrugën “Haki Husha” në Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e një banese. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e të dy rasteve.
