EDERSON TE MANCHESTER UNITED/ Djajtë e kuq gjetën akordin me Atalantën për mesfushorin

Manchester United ka përforcuar mesfushën me brazilianin Ederson, I cili aktivizohet te Atalanta. Palët kanë rënë dakord për transferimin me vlerë mbi 40 milionë euro, ndërsa nënshkrimi pritet gjatë këtyre ditëve.

Manchester United arriti marrëveshje me klubin italian Atalanta për transferimin e mesfushorit brazilian Ederson. Sipas raportimeve, vlera e operacionit arrin në 35 milionë paund, ose rreth 40.5 milionë euro.

26-vjeçari pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me klubin anglez, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. Ederson konsiderohet përforcimi i parë në repartin e mesfushës, ku Manchester United synon të bëjë ndryshime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit e klubit po i japin prioritet këtij reparti pas largimit të Casemiros, kontrata e të cilit përfundon në fund të muajit. Mesfushori brazilian largohet pas një eksperience disa-vjeçare në “Old Trafford”, duke lënë një boshllëk që klubi synon ta mbushë me afrime cilësore.

Ederson numëron tre paraqitje me kombëtaren e Brazilit. Ai ishte pjesë e listës paraprake prej 55 lojtarësh për Kupën e Botës, por nuk u përfshi në skuadrën përfundimtare të përzgjedhur nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ndërkohë, Manchester United vazhdon të monitorojë edhe alternativa të tjera për mesfushën. Në listën e objektivave mbetet portugezi Mateus Fernandes i West Hamit, ndërsa interes ka edhe për Elliot Anderson të Nottingham Forest. Megjithatë, ky i fundit raportohet se preferon një transferim te rivali lokal, Manchester City.

Përveç mesfushës, drejtuesit e United po punojnë edhe për përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes, ku Leëis Hall i Neëcastle është një nga emrat e përfolur. Gjithashtu, klubi kërkon të shtojë alternativa në sulm për t’i ofruar më shumë mbështetje Benjamin Seskos.

Merkatoja verore pritet të jetë aktive për Manchester United, që synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm.