3 TË VD*KUR NGA FESTA E PSG/ Festimet u shoqëruan me v*ktima, dh*në e qindra arrestime në Paris
Ka shkuar në 3 numri i tifozëve që humbën jetën gjatë festimeve për fitoren historike të PSG-së në Ligën e Kampioneve në Paris, duke e kthyer festën në tragjedi. Autoritetet raportojnë se 890 persona janë arrestuar dhe 178 efektivë policie janë plagosur.
Një tjetër person ka humbur jetën gjatë festimeve për fitoren historike të PSG-së në Ligën e Kampioneve, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ajo që duhej të ishte një moment feste për suksesin evropian, u shndërrua në një seri ngjarjesh tragjike që tronditën Francën dhe sidomos Parisin.
incidentet fatale ndodhën në rrethana të ndryshme, por të gjitha gjatë kaosit të festimeve masive që shpërthyen në kryeqytet pas triumfit të PSG-së.
Rasti i parë u regjistrua të shtunën në mbrëmje, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për një burrë që kishte rënë në lumin Sena. Viktima, një shtetas i lindur në Ruandë në vitin 1997, u gjet në ujë dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se ishte hedhur vullnetarisht gjatë festimeve.
Viktima e dytë u zbulua mëngjesin e së dielës pranë një ure. Ndërkohë, viktima e tretë humbi jetën në një rrugë Parisit, ku një motoçiklist u përfshi në një aksident fatal gjatë natës. dyshohet se heqja ose zhvendosja e tabelave të ndalimit nga persona të tjerë në zonë mund të ketë krijuar konfuzion në qarkullim, duke sjellë përplasjen fatale.
Festimet u shoqëruan edhe me episode të rënda dhune dhe trazirash në disa zona të Parisit. U raportuan plaçkitje biznesesh dhe përplasje të herëpashershme mes grupeve të tifozëve dhe forcave të rendit, ndërsa situata kërkoi ndërhyrje të gjerë policore për të vendosur kontrollin në rrugë.
Sipas autoriteteve franceze, gjatë operacioneve të sigurisë u arrestuan 890 persona dhe 178 efektivë policie u plagosën, duke treguar përmasat e tensioneve që shoqëruan festimet. Duhej të mbahej mend si një natë historike sportive, por festa e triumfit në champions u kthye në tragjedi.
