INTELIGJENCA ARTIFICIALE PËRTEJ IMAGJINATËS/ Meternikaj: U ideua në Hollywood, u realizua “frikshëm” nga Silicon Valley

Zhvillimi i pandalshëm i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale ka kaluar kufijtë e imagjinatës, duke e kthyer në realitet atë që dikur mendohej si fantashkencë. Ajo që industria e Hollywood-it kishte parashikuar rreth dy dekada më parë përmes filmave të njohur komercialë, sot po ekzekutohet me një saktësi të frikshme nga gjigantët e Silicon Valley.

Bota po përballet me një revolucion masiv ku hologramet, avatarët dhe sistemet humanoide po krijojnë të ashtuquajturin "binjak dixhital" të njerëzve.

Frika më e madhe e shoqërisë në këtë epokë të re mbetet zëvendësimi në vendet e punës, dhe sektori i medias nuk përjashtohet nga ky rrezik. Inteligjenca artificiale ka transformuar tashmë transmetimet, cilësinë e figurës dhe kamerat robotike.

I ftuar sot në “ ORA NEWS” në një lidhje të drejtpërdrejtë Ermand Meternika , ku diskutoi  për revolucionin e inteligjencës artificiale, ndikimin e saj në media dhe shoqëri, idenë e “binjakut dixhital” dhe “empatisë artificiale”, si dhe frikën se teknologjia mund të zëvendësojë gazetarët dhe moderatorët njerëzorë.

“E di kush është e çuditshmja, sepse unë dua të përmend, dua të bëj pikërisht pra dy krahasime, duke filluar që nga Hollywood-i, nga agjencia më e madhe e filmave amerikane, domethënë industria më e madhe e filmave që para 20 vjetësh apo 25 vjetësh ishin kreativë, producentët krijonin domethënë filma nga më të ndryshmit.

Unë një ndër filmat që e kam parë kur kam qenë i vogël ka qenë kjo me Al Pacinon, Simulation One, Sim One. Ne nuk e besonim domethënë se si një këngëtare para 15 vitesh u bë aq e famshme, u atraktua pikërisht nga i gjithë audienca, u atraktua nga ai film, donin ta takonin, u bë e famshme globalisht, kur ajo ishte vetëm një gjuhë programimi.

Hajde hajde mendja para 15 vitesh e producentëve, që dukej sikur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale e kanë parashikuar në vazhdim. Dhe sot ne themi Hollywood-i e krijoi dhe Silicon Valley që është zemra më e fuqishme amerikane e teknologjisë, e ekzekutoi.

Pra, ne ato filmat që kemi parë më përpara, edhe me I, Robot me Will Smith me këto sistemet humanoide apo çipa të ndryshëm që na bëshin shumë atraktiv, filma fantastiko-shkencor, dhe sot jetojmë pikërisht pra vërtetë në një revolucion të çuditshëm saqë inteligjenca artificiale, teknologjia po arrin aty saqë po duket sikur po e zëvendëson njeriun.

 Në mënyrë indirekte po krijon dhe identitetin, ose binjakun dixhital që ne i themi. Në sensin që avatarët, hologramat, sistemet humanoide, sot është krijuar një Armand AI për shembull. Sot ne kemi pikërisht pra ato... Sonila, ti je moderatore shumë e mirë, ama sot mund të kesh edhe një Sonila inteligjencë artificiale.” –shtoi ai.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË