INSTAT: Mbi 700 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë vendit vetëm në prill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 13:56
Numri i shqiptarëve që lëvizën jashtë vendit gjatë vitit të shkuar njohu një rritje prej 14.8 për qind me gati 8.5 milionë persona. Janë rreth 3 miliardë euro, sipas të dhënave të INSTAT, që ata kanë shpenzuar në shtete të tjera kryesisht për turizëm.
Ekspertët shprehen se një ndihmesë të madhe në këtë fushë ka dhënë zgjerimi i linjave të fluturimeve me avion por dhe lehtësira të tjera.
Vendet në rajon dhe Europa janë destinacionet kryesore turistike.
Por edhe vendet e largëta po lakmohen gjithnjë e më shumë.
Ndërkohë ritmi i udhëtimeve vijon të mbetet i lartë edhe në këtë vit. Sipas INSTAT, u rregjistruan mbi 700mijë shtetas shqiptarë të cilët udhëtuan jashtë Shqipërisë gjatë muajit prill të këtij viti dhe me një rritje vjetore 8.7%.
