Dua Lipa në altar në rezidencën e shekullit XVIII, i ftuar Elton John

Dasma e yllit ndërkombëtar të muzikës pop, Dua Lipa dhe aktorit dhe modelit, Callum Turner do të zhvillohet më 5 qershor në Bagheria (Palermo).

Çifti ka zgjedhur Siçilinë për dasmën duke i ofruar vetes një fundjavë të plotë festimesh deri më 7 qershor me një sërë ngjarjesh ekskluzive.

Detajet do të mbahen rreptësisht konfidenciale dhe marrëveshjet e konfidencialitetit janë nënshkruar me ata që janë përfshirë në organizim.

Ceremonia është planifikuar për të premten e ardhshme në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit XVIII në Bagheria, një vend i preferuar për shumë çifte të famshëm dhe një shesh xhirimi filmash dhe serialesh televizive.

Në pritje të ngjarjeve, është vënë në vend një plan i veçantë sigurie midis Palermos dhe Bagherias, duke përfshirë kufizime të përkohshme të trafikut në zonat e prekura nga festimet.

Priten gjithashtu të ftuar ndërkombëtarë nga bota e muzikës, filmit dhe modës, përfshirë superyllin Elton John.

Eventet e planifikuara në zemër të Palermos pritet të përfshijnë zonën e ”Galleria d’Arte Moderna” dhe ”Piazza dei Vespri” aty pranë, vende që Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm i frekuentuan tashmë korrikun e kaluar, kur kaluan disa ditë në kryeqytetin sicilian.

Fustani i nusërisë së yllit të popit pritet të krijohet nga një atelie me bazë në Palermo.

Stilistja Donatella Versace, aktualisht e zënë me punë në Los Anxheles, dizenjoi dhe kuroi pamjen e zgjedhur dhe të veshur nga këngëtarja angleze për festën e saj të beqarisë të mbajtur së fundmi në Ibiza.