Braun: Sydney Sweeney është “një surprizë e bukur” në jetën time!

Scooter Braun ka folur për lidhjen e tij të re me aktoren Sydney Sweeney, duke e përshkruar atë si një nga surprizat më të mëdha dhe më të bukura të jetës së tij.

Në një episod të podcast-it “Second Thought”, Braun tha se ka njohur një grua “të jashtëzakonshme, të sjellshme, inteligjente dhe me këmbë në tokë”, pa e përmendur Sweeney-n me emër, por duke iu referuar qartë asaj.

Ai shtoi se lidhja e tyre ka qenë e papritur për të dhe se është shumë i lumtur në këtë fazë të jetës së tij. Braun gjithashtu tha se është fans i saj dhe po ndjek performancën e saj në serialin Euphoria.

Ndërkohë, Sweeney ka ndarë në Instagram disa foto nga festivali Stagecoach 2026, ku ajo dhe Braun shfaqen shumë të afërt dhe romantikë, duke përfshirë momente përqafimi dhe video ku këndojnë bashkë.

Lidhja e re vjen pas ndarjes së Sweeney nga ish-i fejuari i saj në vitin 2025, ndërsa Braun është i divorcuar që nga viti 2021 dhe ka tre fëmijë.