Hipokritët dhe njerëzit me “dy fytyra”, ja si t’i dalloni...

Personat hipokritë dhe me ‘dy fytyra’ nuk janë në gjendje të mbajnë një sekret dhe mezi presin t’ia thonë të tjerëve me gjithë qejf, pa u shqetësuar për dëmet që mund t’u shkaktojnë njerëzve të përfshirë.

Nëse ke pranë një person hipokrit, ai do të trajtojë si një person mjaft të besueshëm dhe do të tregojë çdo sekret që di për personat që i njeh edhe ti, thjesht sepse ndjen kënaqësi kur mban në gojë të tjerët.

Nëse nuk janë në qendër të vëmendjes, ata ndihen tmerrësisht keq.

Kjo është arsyeja se pse personat hipokritë përpiqen përherë të miqësohen me njerëzit e njohur dhe të famshëm në një grup të caktuar shoqëror për ta pasur më të lehtë qendrën e vëmendjes.

Nga ana tjetër, ata përgjigjen përherë me komente pozitive dhe përpiqen t’u bëjnë sa më tepër komplimente të tjerëve, në mënyrë që të gjithë t’i vlerësojnë dhe t’ia kthejnë mbrapsht fjalët e mira duke i bërë të jenë në qendër të vëmendjes.

T’i shohësh persona të tillë të bashkëpunojnë me të tjerët, është mjaft e rrallë. Por kjo gjë ndodh, sidomos me ata persona, me të cilët kanë njëfarë përfitimi mbrapsht.

Do ta vini re këtë cilësi të tyre, nëse do të jenë duke kaluar nëpër një problem të caktuar dhe do t’ju përdorin juve si një trampolinë për të arritur objektivat e tyre. Mos harro se këtë qëllim të tyre, ata përpiqen ta fshehin në maksimum.

Të sakrifikojnë dikë për të arritur ato që dëshirojnë, është pjesë e rutinës së një personi hipokrit. Ata i trajtojnë njerëzit si paratë, të cilat i përdorin për të arritur diçka. Hipokritët nuk shqetësohen asnjëherë për vlera, si ndershmëria, sakrificat, apo respekti për të tjerët, sepse mirëqenia e tyre është gjithmonë më e rëndësishme.

Kjo është arsyeja se pse egoizmi mbahet si një nga karakteristikat e tyre dalluese.

Mos u habit, nëse do të të zëvendësojë edhe ty me dikë tjetër që do ta manipulojë për qëllimet e veta.