“Ti je zemra e familjes sonë” - Deputeti Bekim Haxhiu emocionon me urimin romantik për bashkëshorten

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka prekur ndjekësit me një dedikim plot dashuri dhe emocion për bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau fjalë të ndjera për partneren e jetës, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore të familjes së tyre dhe personin që sjell ngrohtësi e lumturi çdo ditë.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!  Jam shumë mirënjohës që të kam në jetën time. Ti je zemra e familjes tonë, forca dhe ngrohtësia që e bën çdo ditë më të bukur”, ka shkruar Haxhiu në mesazhin e tij emocionues.

Ai nuk harroi të falënderojë bashkëshorten edhe për përkushtimin dhe kujdesin ndaj familjes, ndërsa urimin e përmbylli me fjalë plot dashuri:

Të dua pafund! Gëzuar ditëlindjen”.

Postimi ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar anën e tij romantike dhe familjare.