Alarmohen fansat! Brikena Selmani dhe Mateo Borri ndezin dyshimet për ndarje

Një nga çiftet më të komentuar të krijuar pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania duket se po kalon një periudhë të vështirë në raportin e tyre. Bëhet fjalë për Brikena Selmani dhe Mateo Borri, të cilët së fundmi kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme.

Aludimet nisën pasi fansat vunë re një detaj që nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale: dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre personale. Ky veprim është parë si një sinjal i qartë se marrëdhënia mes tyre mund të ketë hyrë në krizë.

Situata u bë edhe më misterioze pas një postimi të fundit nga Brikena. Ish-banorja publikoi në “Instastory” një foto me atmosferë melankolike gjatë një udhëtimi me makinë, ndërsa e shoqëroi vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po përjeton një moment emocionalisht të vështirë.

Edhe pse as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat, ndjekësit janë bindur se diçka ka ndryshuar mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një periudhë e vështirë apo fundi i historisë së tyre të dashurisë që nisi para syve të publikut.