Hetimet për vd*kjen e Matthew Perry marrin fund/ Dënohet ish-asistenti i Matthew Perry për shpërndarje k*tamine

Ish-asistenti personal i aktorit Matthew Perry është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg për përfshirjen në sigurimin dhe dhënien e ketaminës që lidhet me vdekjen e aktorit në tetor 2023.

Kenneth Iwamasa, 60 vjeç, u dënua gjithashtu me dy vite lirim me kusht dhe një gjobë prej 10,000 dollarësh.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me dy mjekë për të siguruar dhe shpërndarë doza ketamine me vlerë mbi 50,000 dollarë në javët para vdekjes së Perry-t.

Ai nuk kishte trajnim mjekësor dhe u deklarua fajtor në gusht 2024 për konspiracion në shpërndarjen e substancës që solli vdekjen.

Prokuroria kishte kërkuar të njëjtin dënim me 3 vite e 5 muaj burg, duke argumentuar se i pandehuri ishte në dijeni të varësisë së aktorit dhe kishte tentuar të fshehë prova pas ngjarjes.

Gjatë procesit gjyqësor, ai pranoi përgjegjësinë dhe shprehu keqardhje për veprimet e tij.