(FOTO) Rikthehet pas 21 vitesh mungesë/ Hillary Duff duket më mirë se kurrë! Aktorja shfaqet mbresëlënëse me look-un në AMA
Hilary Duff është rikthyer në American Music Awards pas 21 vitesh mungesë, duke u shfaqur në ceremoninë e 52-të të ndarjes së çmimeve në Las Vegas.
Aktorja dhe këngëtarja u paraqit në tapetin blu me një fustan metalik ngjyrë argjendi, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të të pranishmëve.
Pamja e saj u plotësua me aksesorë të thjeshtë dhe një stil elegant.
Ky është rikthimi i saj i parë në këtë event që nga viti 2005, duke e bërë paraqitjen një moment të veçantë për fansat.
Një ditë para ceremonisë, ajo kishte përfunduar edhe një mini-turne muzikor.
Gjatë mbrëmjes, Hilary Duff mori pjesë edhe si prezantuese, së bashku me disa figura të tjera të njohura të industrisë së argëtimit.
Sipas mediave ndërkombëtare, ajo po përgatitet gjithashtu për një turne të ri që pritet të nisë në qershor dhe do të përfshijë disa qytete dhe arena të ndryshme.

View this post on Instagram

