Gjeniu 20-vjeçar që tmerroi internetin/ Filmi “The Backrooms”, shfaqet për herë të parë në ekranet e kinemasë
Fenomeni viral “Backroom” po vjen në kinema nga studioja e famshme A24, duke sjellë një horror psikologjik që ka tmerruar internetin prej vitesh.
I frymëzuar nga historitë misterioze “creepypasta”, filmi zhyt publikun në një dimension të frikshëm me korridore të pafundme, dhoma bosh me mure të verdha dhe një ndjesi ankthi që nuk të lë të marrësh frymë.
Gjithçka nisi nga kineasti i ri Kane Parsons, i cili publikoi në YouTube filmin e shkurtër “Backroom” — një projekt që shpërtheu online duke grumbulluar mbi 77 milion shikime.
Pas suksesit viral, Parsons tashmë debuton si regjisor i filmit artistik “Backroom”, duke hyrë në histori si regjisori më i ri i studios A24, në vetëm 20 vjeç.
“Prioriteti ishte të krijonim një film jo vetëm për fansat që e njohin fenomenin online, por edhe për publikun që nuk ka hyrë kurrë në botën e dhomave të pafundme”, u shpreh Parsons për Reuters.
“Backroom” pritet të pushtojë kinematë amerikane nga 29 maji dhe fansat e horrorit mezi po presin të humbasin në labirintin më të frikshëm të internetit…
