ÇMIMET E SERISË A, DOMINON INTERI/ Dimarco lojtari më i mirë i kampionatit, Lautaro sulmuesi më i mirë

Kampionët e Inter kanë dominuar edhe çmimet e sezonit në Sërinë A. Dimarco lojtari më i mirë i kampionatit, Lautaro sulmuesi më i mirë, ndërsa Kivu trajneri i vitit. Niko Paz u zgjedh mesfushori i mirë, talenti i Juventus, Yildiz, fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ri i sezonit.

Pasi fitoi kampionatin, Inter ka rrëmbyer edhe cmimet kryesore individuale të sezonit. Frederiko Dimarco zhvilloi një sezon fantastik me kampionët e Italisë, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 18 asiste në 34 paraqitje. Ai u zgjodh si lojtarimë i mirë i sezonit në serinë a.

Teknikë dhe vizion, vendosmëri dhe pasion. Magji me këmbën e tij të majtë dhe një zemër të vërtetë zikaltër. Federico Dimarco ka qenë një lojtar absolutisht vendimtar për zikaltërit.

Mbrojtësi vendosi një rekord të ri në Serie A për asistime në një sezon të vetëm. Ai shërbeu për shokët e skuadrës 18 herë, më shumë se çdo lojtar kishte regjistruar ndonjëherë më parë.

Lautaro Martinez nga Inter u vlerësua si Sulmuesi më i Mirë i Sezonit,. Argjentinasi ka shënuar 17 gola dhe dha 6 asistime në 29 paraqitje.

Dominimi i zikaltërve vijoi edhe në pankinë. Cristian Chivu u shpall trajnerui më i mirë i sezonit. Nën drejtimin e tij, zikaltërit regjistruan 27 fitore, 5 barazime dhe vetëm 5 humbje, duke shënuar 86 gola dhe pësuar 32.

Mesfushori më i mirë u shpall Nico Paz i Como, falë një sezoni mbresëlënës me 12 gola dhe 7 asistime. 

Në repartin defensiv u vlerësua Palestra i Kaliarit, ndërsa portieri më i mirë u shpall Mile Svilar i Romës, i i cili mbajti portën e paprekur në 17 ndeshje.

Ndërkohë, talenti i Juventus, Kenan Yildiz, fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ri i sezonit, pas 10 golave dhe 7 asistimeve në 36 ndeshje.