Tirana 'thyen' rekord historik në Europianin e Socca-s/ Jurgen Demneri: 28 shtete pjesëmarrëse në turneun europian
I ftuar ne “Sport Focus” Kreu i "SOCCA ALBANIA" Jurgen Demneri foli për zhvillimet më të fundit të minifutbollit shqiptar dhe organizimin historik të Kampionatit Europian të Socca-s , i cili do te organizohet per here te pare në Shqipëri. Ai u ndal tek përgatitjet, objektivat dhe impakti që ky event madhor sportiv pritet të sjellë për sportin shqiptar dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
"Atëherë ky është viti i tretë i Shqipërisë që merr pjesë në turnetë ndërkombëtare të kampionatit të International Socca Federation. Dhe është hera e parë që ky kampionat na besohet të organizohet në Tiranë. Marrin pjesë siç e thatë dhe ju 28 shtete, ku vlen për t'u përmendur që kemi një rekord, për herë të parë. Maksimumi i shteteve pjesëmarrëse në një europian ka qenë maksimumi 18, kështu që hera e parë në Tiranë, mezi kanë pritur të gjithë që të vinin. Kemi bërë një punë të gjatë, të mirë, kemi gjashtë muaj që përgatitemi për këtë kampionat europian dhe mendoj se e kemi arritur qëllimin. Kemi arritur që shtetet t'i akomodojmë të jenë shumë mirë, ndjehen të gjithë shumë mirë, koha është shumë e mirë, njerëzit janë shumë mirë, turizëm ka shumë, njerëzit vijnë ndjekin stadiumin"-u shpreh ai.
