MBRETI PUBLIKON LISTËN E LOJTARËVE/ Monarku zbulon emrat e futbollistëve të Norvegjisë që do luajnë në botëror

Norvegjia ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në botëror. Ishte mbreti Harald i 5-të, ai që zbuloi emrat e futbollistëve që do të shkojnë në kupën e botës këtë verë.

Pas 28 vitesh,  Norvegjia rikthehet të luajë në kampionatin botëror.

Për ta bërë këtë moment akoma më të vecantë, federata norvegjeze ka zgjedhur që emrat e lojtarëve të grumbulluar të zbulohen nga mbreti Haralad i pestë.

Në video, mbreti Harald i pestë thotë se vendi ka pritur një kohë të gjatë për t'u rikthyer në Kupën e Botës.

"Shpresa ka jetuar, mbi zhavorr, mbi bar dhe bar artificial. Përmes distancave të gjata, trageteve dhe kalimeve malore", tha mbreti Harald i pestë, ndërsa videoja tregonte peizazhe të largëta dhe të egra në një vend që shtrihet shumë në veri të Rrethit Arktik. Nga fëmijët, tek jeta në fshat dhe qytet, mbreti Harald i pestë i uron suksese kombëtares së tij.

Martin Odegaard, është emëruar kapiten i skuadrës prej 26 lojtarësh të Norvegjisë për Kupën e Botës këtë verë. Fituesi i Premier Ligës do të udhëheqë kombëtaren sëbashku me  sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, Oscar Bobb të Fulhamit dhe sulmuesit të Crystal Palace, Larsen.

Emra të tjerë të njohur janë Nusa i Leipzig , Alexander Sorloth i Atletico Madrid, Nyland i Sevilias, apo edhe Julian Ryerson i Borussia Dortmund. Ndërkaq, trajneri Solbakken ka grumbulluar edhe 4 lojtarë nga kampionati norvegjez.

Portieri Sander Tangvik është i vetmi lojtar pa asnjë ndeshje në skuadër, duke u futur në listë pasi Nikita Haikin për të ndryshuar kombësinë e tij nga ruse në norvegjeze u refuzua nga FIFA.

Norvegjia do të luajë ndeshje miqësore përgatitore kundër Suedisë dhe Marokut në fillim të muajit të ardhshëm.  Norvegjia është në Grupin I së bashku me Francën , Senegalin dhe Irakun.