EMRAT/ Caktohen gjashtë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 08:31
Këshilli i Ministrave vendosi dje caktimin e gjashtë anëtarëve në përbërje të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik.
Anëtarët e rinj të caktuar janë: Aida Goga, Majlinda Ziu, Rudina Osmanaj, Tatjana Pone, Blerina Lala dhe Refik Çela.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
