MAJI ËSHTË MUAJI I TROFEVE DHE DIGITALB! SuperSport sjell verdiktet finale të një sezoni spektakolar futbolli

Më 20 maj, UEFA Europa League ndez emocionet me finalen Aston Villa–Freiburg në Stamboll, ku një prej skuadrave do të shkruajë historinë me trofeun e parë europian.

Një javë më pas, Crystal Palace dhe Rayo Vallecano përballen në finalen e UEFA Conference League në Leipzig, në një duel surprizash që premton spektakël.

Kulmi vjen më 30 maj në Budapest, ku PSG dhe Arsenal zbresin në “Puskas Arena” për finalen e madhe të UEFA Champions League.

Ndërkohë, Premier League hyn në javën vendimtare të sezonit, me Arsenalin kampion, por me shumë emocione ende të hapura.

Edhe La Liga shkon drejt fundit të sezonit, ndërsa 22 maji rezervon finalet e Kupës së Francës mes Lens dhe Nice, si edhe Kupës së Turqisë mes Trabzonspor dhe Konyaspor.

Pas titullit kampion, Bayern Munich synon të kompletojë dopietën e trofeve. Mbrëmjen e 23 majit, bavarezët përballen me Stuttgart-in në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Po ashtu, në Digitalb nuk do të mungojnë emocionet e fundsezonit në Kategorinë Superiore, aty ku “Final 4” do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë.

Në muajin e trofeve, të finaleve të mëdha dhe netëve ku shkruhet historia, Digitalb/SuperSport do të jetë aty, në çdo finale, në çdo gol, në çdo festë dhe në çdo medalje, për të sjellë pranë jush emocionet më të mëdha të futbollit europian.

Të gjitha në paketën sportive më të pasur në vend, vetëm në DigitAlb. Vizitoni tani faqen zyrtare www.digitalb.al, abonohu në paketën Premium me ulje deri në 10 mijë lekë dhe shiko gjithçka.