SFIDAT E ARSIMIT! Ekspertët evropianë: Investimi, çelësi i zhvillimit ekonomik e social! Investoni tek mësuesit

Arsimi cilësor është investimi më strategjik për të ardhmen e një vendi. Ky ishte mesazhi i ekspertëve europianë dhe përfaqësuesve të sindikatave të arsimit ku u theksua rëndësia e mbështetjes së mësuesve, dialogut social dhe reformave që synojnë frenimin e emigracionit të të rinjve.

Arsimi cilësor është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e një vendi. Ky ishte mesazhi kryesor i dhënë nga eksperti ndërkombëtar, gjatë takimit të sindikatave të arsimit nga Evropa Qendrore dhe Lindore, që u zhvillua në Shqipëri.

Në një intervistë për “Ora News”, John Macgbhann tha se Shqipëria nuk duhet ta shohë sistemin arsimor nga këndvështrimi i mungesave, por të fokusohet tek potenciali dhe pikat e forta që ka.

Në qendër të këtij investimi, tha MacBhann, qëndron figura e mësuesit. Ai nënvizoi se për të garantuar arsim cilësor dhe të barabartë për çdo fëmijë, duhen mësues të mirëtrajnuar, të motivuar dhe të vlerësuar.

Nga ana tjetër, Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj, u shpreh se zhvillimi i këtij aktiviteti në Shqipëri tregon besimin që partnerët europianë kanë tek sindikatat shqiptare të arsimit.

Halilaj ngriti shqetësimin se, pavarësisht deklaratave, arsimi ende nuk trajtohet si prioritet kombëtar në Shqipëri. Sipas tij, investimi në arsim është i domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri të zhvilluar dhe një të ardhme më të begatë për vendin.