Arjan Xhelaj: Dy profesionet që garantojnë punësim në të ardhmen për të rinjtë
Në një kohë kur të rinjtë përballen me vendimin thelbësor për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale, analiza e tregut të punës tregon qartë dy sektorë me potencial të lartë dhe kërkesë në rritje të vazhdueshme: shëndetësia dhe teknologjia e informacionit.
Sektori i shëndetësisë, përfshirë degë si mjekësia e përgjithshme, infermieria dhe fizioterapia, paraqitet si një fushë me stabilitet dhe rritje të garantuar.
Arjan Xhelaj në një intervistë për “Ora News” ka anlizuar tregun e punë dhe është ndalur në dy profesionet me kërkesë më të lartë nga tregu i sotëm dhe në vazhdimësi.
Ky trend lidhet drejtpërdrejt me rritjen e jetëgjatësisë si në Shqipëri, ashtu edhe në mbarë Europën. Plakja e popullsisë ka shtuar ndjeshëm nevojën për shërbime mjekësore dhe kujdes për moshën e tretë.
Kjo situatë ka krijuar një boshllëk në tregun europian të punës, duke hapur mundësi të shumta për profesionistë nga vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. Nga ana tjetër, fusha e teknologjisë së informacionit cilësohet si një ndër më perspektivat për vitet në vijim. Zhvillime si dixhitalizimi i gjithanshëm, avancimi i inteligjencës artificiale dhe nevoja në rritje për siguri kibernetike e bëjnë këtë sektor një motor të fuqishëm punësimi.
Teknologjia e informacionit është një fushë e gjerë që ofron mundësi të shumta specializimi, duke lejuar të rinjtë të profilizohen në nëndegë specifike, si ajo e harduerit apo fusha të tjera, në varësi të interesave të tyre.
Për maturantët dhe studentët që planifikojnë karrierën e tyre për vitet e ardhshme, siç është edhe viti akademik 2026-2027, orientimi drejt këtyre dy fushave strategjike shihet si një lëvizje e zgjuar që premton një të ardhme profesionale të sigurt dhe me zhvillim të vazhdueshëm.
Arjan Xhelaj:” Do vijë duke u rritur si mjekësia e përgjithshme, po dhe degë të tjera që janë infermieria dhe ëh degët e tjera, fizioterapi e të tjera. Kjo vjen edhe mbase me rritjen e jetëgjatësisë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Europë dhe kërkesën për shërbime mjekësore edhe në mosha themi më të mëdhaja, në moshën e tretë.
Kështu që do të ketë gjithmonë një kërkesë... Varet dhe nga profesioni sepse jo gjithmonë rinia është e drejtuar te ato profesione që janë të lidhura me shërbimet për moshën e tretë. Me tregun e punës po, por në Europë jo të gjithë e preferojnë, të themi, pjesën e atyre profesioneve që lidhen me shërbesat në moshën e tretë, që janë flegë e të tjera. Kështu që një pjesë e mirë e këtyre, le të themi profesionistëve, vijnë nga vendet e Europës Lindore ose Juglindore ose jashtë Europe dhe ka një kërkesë në rritje si gjithmonë. Nëse do të ndalemi tek një mesazh konkret për të rinjtë sot që na ndjekin. Unë nuk do ikja direkt në degë, do thoja fushat që ka më shumë kërkesë, sepse edhe brenda... Po marrim për shembull, meqë diskutohet gjatë gjithë kohës pjesa e digjitalizimit, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike e të tjera. Fusha e teknologjisë së informacionit është nga fushat me më perspektivë edhe në vitet e ardhshme. Pastaj profilizimi që merr gjithsecili, nëse shkon drejt harduerit, që ka të bëjë me elementët e... informacioni dhe pastaj nëndegët e saj. Folësi 1: Përgjithësisht dhe po, dhe nëndegët e tyre ose të themi profilizimet brenda, kësaj fushe”.

