Rishikohen kompensimet për shpronësimet në projektin “Unaza e Tiranës” 110 kV
Qeveria miratoi sot disa ndryshime në vendimin nr. 147, datë 13.3.2023, lidhur me shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti “Ndërtimi i linjës 110 kV Unaza e Tiranës”.
Vendimi lidhet me përditësimin e vlerave të kompensimit për pronat e prekura nga projekti.
Sipas ndryshimeve, vlera e përgjithshme e kompensimit për pasuritë e llojit “arë” dhe “ullishte” është përcaktuar në 818,315.92 lekë, ndërsa është rishikuar edhe tabela përkatëse e shpronësimeve.
Referuar relacionit të këtij vendimi, vlera e mëparshme prej 1,378,770.21 lekësh zëvendësohet me shumën e re prej 818,315.92 lekësh.
Ndërsa shpenzimet procedurale në vlerën 70,000 lekë do të përballohen nga buxheti i Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili është përgjegjës për zbatimin e projektit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
