John Travolta tregon arsyen pse u shfaq me beretë në Kanë: Doja të dukesha si...

John Travolta ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë me paraqitjen e tij ndryshe, veçanërisht për beretat që u bënë virale në rrjetet sociale.

Aktori i njohur ka zbuluar se zgjedhja nuk ishte rastësore, por lidhej me debutimin e tij si regjisor me filmin “Propeller One-Way Night Coach”.

Në një intervistë për CNN, Travolta tregoi se dëshironte të hynte plotësisht në rolin e regjisorit, madje edhe përmes stilit të tij.

"Kam më shumë se 50 vite në botën e filmit dhe kur i kujtoj eventet, më duken të gjitha njësoj. Këtë herë i thashë vetes: ‘Tani jam regjisor’”, u shpreh ai.

Aktori tha se kishte parë fotografi të regjisorëve të viteve ’20, ’30, ’40, ’50 dhe ’60, duke vënë re se shumica mbanin bereta dhe syze.

“Regjisorët e vjetër mbanin bereta dhe mendova: ‘Këtë do të bëj edhe unë’. Do të luaj rolin e një regjisori”, tha Travolta.

Pamja e tij elegante dhe nostalgjike është komentuar gjerësisht online, ndërsa fansat duket se e kanë pëlqyer transformimin e aktorit në stilin “old school”.