Romancë në horizont ?! Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kapen “mat” në një në plazh privat…

Një fotografi e publikuar nga TMZ ka ndezur sërish thashethemet për një romancë të mundshme mes supermodeles Kendall Jenner dhe aktorit Jacob Elordi, pasi dyshja u pa duke kaluar një moment shumë intim në një plazh privat në Kauai, Haëaii.

Sipas një dëshmitari okular, ata dukeshin si në një “takim të ëmbël”, të ulur shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një pasditeje të qetë buzë detit.

Në imazh, Kendall shfaqet e shtrirë në rërë me bikini, duke mbajtur një shishe verë rosé, ndërsa Jacob Elordi shihet pranë saj i veshur thjesht me pantallona të shkurtra dhe një kapele sportive. Sipas raportimeve, ambienti dukej krejtësisht privat, pa praninë e njerëzve të tjerë përreth.

Romancë në horizont ?! Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kapen

Ky moment ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një lidhje mes tyre, të cilat filluan të qarkullojnë që gjatë periudhës së Coachella-s, kur fansat vunë re se ata po kalonin gjithnjë e më shumë kohë së bashku.