Përpl*si me makinë turmën e njerëzve duke plagosur 8 persona në Itali, kush është 30-vjeçari me origjinë nga Maroku

I riu që përplasi 8 persona në qendër të Modenas në Itali quhet Salim El Koudri. Ai ka lindur më 30 mars 1995 në Seriate, në provincën e Bergamos, dhe banonte në Ravarino, në zonën periferike të Modenas.

Sipas autoriteteve italiane, El Koudri është shtetas italian me origjinë marokene dhe rezulton pa precedentë penalë.

Prefektja e Modenas, Fabrizia Triolo, deklaroi se ai “nuk ishte nën efektin e substancave psikotrope dhe shfaqte njëfarë kthjelltësie”.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se në të kaluarën e afërt, i riu kishte qenë nën trajtim psikiatrik. Sipas prefektes Triolo, në vitin 2022 ai ishte ndjekur nga Qendra e Shëndetit Mendor për çrregullime skizoide.

“Pas kësaj periudhe vëzhgimi, kontaktet me të ishin humbur”, u shpreh ajo. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.