Katër shenja alarmi në takimin e parë/ Gjërat që tregojnë menjëherë nëse një lidhje mund të dështojë
Shumë lidhje nuk zgjasin sepse prishen papritur, por shpesh shenjat tregojnë që në takimin e parë se mund të mos jetë një person i përshtatshëm për një lidhje serioze.
Sipas këtyre këshillave, një nga shenjat është kur personi flet vazhdimisht për veten dhe dëgjon shumë pak tjetrin.
Kjo shihet si mungesë ekuilibri në komunikim dhe mund të tregojë që kërkon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Një tjetër shenjë është kur gjatë bisedës përmenden shpesh ish-partnerët. Kjo mund të tregojë se personi nuk e ka kaluar ende lidhjen e mëparshme dhe nuk është gati emocionalisht për një marrëdhënie të re.
Po ashtu, sjellja me persona të tjerë, si kamerierët apo punonjësit e shërbimit, mund të tregojë shumë. Nëse dikush sillet me mungesë respekti ose kërkon trajtim të veçantë, kjo shihet si shenjë egoizmi dhe mungesë respekti për të tjerët.
Një tjetër tregues është kur personi ankohet vazhdimisht për punën, familjen apo jetën në përgjithësi. Një sjellje e tillë krijon energji negative dhe mund të ndikojë keq në një marrëdhënie.
Sipas këtyre këshillave, këto shenja të vogla në fillim mund të ndihmojnë të kuptohet më herët nëse një lidhje ka gjasa të funksionojë apo jo.

